BREXIT, ‘The Telegraph’: May do
ndalojë hyrjen e emigrantëve nga BE

BREXIT, ‘The Telegraph’: May do<br />ndalojë hyrjen e emigrantëve nga BE
Dalja e Britanisë nga Unioni nisë së shpejti dhe një proces i tillë do të ketë efekte në të gjithë Bashkimin Europian.
 
E ndërsa në muajin mars pritet të nisin zyrtarisht procedurat e Brexit duket se kreyministrja Theresa May po shqyrton mundësinë e ndalimit të qarkullimit të lirë për të gjithë emigrantët e Bashkimit Europian.
 
Lajmi bëhet me dije nga prestigjizoja britanike “The Telegraph” sipas së cilës ky plan i kreut të Downing Street do të nisë në mes të muajit mars në kohën kur qeveria zyrtarizon në parlament artikullin 50 të Lisbonës ku përcaktohen hapat e daljes nga unioni.
 
Shefja e qeverisë ka ndërmend të konfirmojë që qytetarët e Bashkimit Evropian, pas hyrjes në fuqi të nenit 50, nuk do të kenë më automatikisht të drejtën për të qëndruar në mënyrë të përhershme në Mbretërinë e Bashkuar”, citon e përditshmja.
 
”The Telegraph” kujton se pas Brexit, qytetarët e Bashkimit Evropian mund të jenë subjekt i vizave si edhe i limitimit të përfitimeve, ndërkohë që ata që ndodhen aktualisht në Britaninë e Madhe do të kenë të gjitha të drejtat deri në momentin kur edhe Bashkimi Evropian do t’ia garantojë këto të drejta qytetarëve britanikë.
 
Gazeta hedh hipotezën se tensionet e reja mes Londrës dhe Bashkimit Evropian mund të fillojnë sërish kur Brukseli t’i kërkojë Mayt garantimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve të BE-së deri në fund të vitit.May pritet ti kërkojë vendeve të BE një marrëveshje në mënyrë që negociatat e Brexit të jenë më të shpejta.
 
Pasi edhe shumë zyrtarë britanike kanë ngritur shqetësimin se deri në fund të negociatave numri i emigrantëve që shkojnë drejt Britanisë së Madhe do të jetë më i madh. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë