Brexit, Macron sfidon Johnson: Propozoni një alternative për backstop

Brexit, Macron sfidon Johnson: Propozoni një alternative për backstop

Pas Berlinit, turi i Kryeministrit britanik Boris Johnson vazhdoi në Paris, ku ai u takua me Kryeministrin Macron.

Përtej buzëqeshjeve dhe rrahjes së shpatullave, të dy liderët, ndërsa përdorën  gjuhën më të mistershme të mundshme, mbetën të ngulitur në pozicionet e tyre.

"Dua të jem shumë i qartë - tha Macron - ne nuk do ta rishikojmë marrëveshjen e arritur për Brexit. Çdo korrigjim duhet të jetë brenda kufijve të caktuar nga marrëveshja e nënshkruar nga Michel Barnier dhe të respektojë dy objektivat kryesore, stabilitetin në Irlandë dhe integritetin e tregut europian. Kemi 30 ditë për ta bërë. Pa marrëveshje çështja do të ndërlikohej e duke qënë një  problem politik i brendshëm për Mbretërinë e Bashkuar, i përket kryeministrit britanik ta zgjidh dhe jo ne".

Jonhson, nga ana e tij, tha se "qeveria britanike në asnjë rrethanë nuk do të krijojë ose të zbatojë kontrolle në kufirin irlandez. Ne e kuptojmë dëshirën e Bashkimit Evropian për të mbrojtur integritetin e tregut europian por jemi të bindur se ka shumë mënyra për të realizuar Brexit".

Për momentin, Londra nuk ka hedhur ende në tryezë propozime alternative. Johnson mendon ta bëjë në Biarritz, ku samiti i G7 është planifikuar për fundjavën.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë