SKOCI-Brexit ka rinxjerrë në pah edhe një herë çështjen e të ardhmes së Skocisë në Britaninë e Madhe, pasi skocezët, ndryshe nga pjesa më e madhe e Britanisë në referendumin e për dalje e Anglisë nga BE-ja votuan në shumicë kundër shkëputjes.
Kryeministrja e qeverisë së Skocisë, Nicola Sturgeon, ka kërkuar një referendum të dytë për çështjen e pavarësisë nga Britania duke e argumentuar me votën e skocezëve për referendumin e Brexit.
Për sa i përket kryerjes së referendumit, kryeministrja britanike, Theresa May, nuk ka deklaruar nëse do të lejojë një referendum të dytë, të cilin janë duke e kërkuar nacionalistët skocezë pas daljes së Anglisë nga Bashkimi Evropian.
Kërkesa për një referendum të dytë për shkeputjen e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar ishte paralajmëruar gjatë fushatës për refendumin e Brexit, nga mbështetësit e qëndrimit të vendin në BE.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com