Brexit, Trump: Plani i May mund të dëmtojë marrëdhëniet tregtare me SHBA

Brexit, Trump: Plani i May mund të dëmtojë marrëdhëniet tregtare me SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Kryeministrja britanike Theresa May

Plani i kryeministres britanike, Theresa May për të marrë një marrëveshje për Brexit nëpërmjet parlamentit mund të rrezikonte aftësinë e Britanisë së Madhe për të arritur një pakt tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu është deklaruar së fundi presidenti amerikan Donald Trump duke paralajmëruar se marrëveshja e arritur në maj e kryeministres May me Bashkimin Europian, për tërheqjen  e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku i BE-së mund të dëmtonte marrëdhëniet tregatare nëse plani për Brexit ecën përpara.

Në një deklaratë të dhënë të hënën pwr gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë "Tani për tani, nëse shikoni marrëveshjen, Britania e Madhe mund të mos jetë në gjendje të tregtojë me ne dhe kjo nuk do të ishte një gjë e mire” , ka thënë presidenti amerikan Donald Trump, raporton BBC.

Aktualisht kryeministrja Britanike po ballafaqohet me skepticizëm të gjerë brenda rradhëve të partisë së vet konservatore dhe më gjerë në lidhje me kushtet e marrëveshjes.

Më herët Kryeministrja britanike ka thënë se marrëveshja është "shumë e qartë" dhe se tërheqja e Britanisë e Madhe do të sjellë një të ardhme të ndritur për Britaninë, e cila do të jetë në gjendje të nënshkruajë marrëveshje tregtare me vendet anembanë botës.

Marrëveshja e ndarjes mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian parashikon një fazë kalimtare deri në fund të vitit 2020, dhe rregullon të drejtat e qytetarëve nga të dyja anët, kërkesat financiare ndaj Londrës dhe çështjen e kufirit për çështjen e Irlandës së Veriut .

Komentet erdhën pasi kryeministrja May u ndesh me kritika të ashpra ndaj marrëveshjes së saj të Brexit nga deputetët e Dhomës së Ulët të hënën, duke këmbëngulur se marrëveshja "u dorëzua për popullin britanik" duke rifituar kontrollin e ligjeve, parave dhe kufijve.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian aktualisht kanë arritur një marrëveshje negociatash për Brexit-in, por tashmë sfida e kryeministres britanike May është që të anëtartët e parlamentit  të mbështesin propozimin në votimin që pritet të mbahet më 11 Dhjetor për draftmarrëveshjen e negociatave  me BE-në .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan