'Brez i llastuar! Zaniolo, Tonali dhe Zalewski janë fëmijë të ndyrë'

'Brez i llastuar! Zaniolo, Tonali dhe Zalewski janë fëmijë të ndyrë'

Futbollistët nën hetim

Futbollistët e Serie A Sandro Tonali, Nicolo Zaniolo, Nicolo Fagioli apo Nicola Zalewski, akuzohen për përfshirje në aferën e basteve sportive që ka tronditur Italinë në ditët e fundit. Futbollistët, disa prej tyre edhe pjesë e kombëtares italiane, u përjashtuan nga të kaltrit deri në një hetim të plotë.

Ata akuzohet se kanë luajtur shuma të konsiderueshme në platforma sportive ilegale dhe kanë fshehur të ardhurat, teksa e dinë mjaft mirë se sportistët nuk mund të zhvillojnë një aktivitet të tillë, me ndeshjet e organizuara nga UEFA apo FIFA.

Angelo Di Livio, ish-lojtari i kombëtares së Italisë apo edhe Juventusit, nuk është kursyer dhe i ka quajtur lojtarët si "fëmijë të ndryrë".

"Nuk është se kam shumë gjëra për të thënë, Zaniolo dhe Zalewski janë thjesht fëmijë të ndyrë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, pa nëse apo por… Dhe nuk më intereson fare nëse ata ndihen keq nga fjalët e mia, ata janë fëmijë të ndyrë”, shprehet Di Livio, i cili nuk kursen as Tonalin e Fagiolin.

“Jam i zhgënjyer nga këta fëmijë dhe ky brez. Është një brez i llastuar. Nuk e them kot fjalën fëmijë, sepse vetëm fëmijët veprojnë pa menduar për pasojat. Po flasim për një brez fëmijësh të llastuar dhe të përkëdhelur. Ata i dinë rregullat shumë mirë, duhet ta kuptojnë se kanë gabuar rëndë.

Si zgjidhet kjo situatë? Nuk kemi nevojë për ekspertë mbikqyrës. Nuk është se dikush mund t’i kontrollojë dhe t’i ndjekë me shkop, gati për t’i rrahur kur sillen keq. Ata e dinë vetë si duhet të sillen, besoj se do të marrin dënimin që meritojnë. Kam idenë se për një farë kohe nuk do të luajnë futboll", theksoi Di Livio.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje