Një 33-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 muaj burg nga drejtësia britanike, pasi u kap në flagrancë nga policia brenda një shtëpie bari, në Princess Road, Hartshill, Stoke-on-Trent.

33-vjeçari shqiptar i identifikuar si Sajmir Hoxha u prangos brenda shtëpisë së barit që përmbante më shumë se 70 rrënjë kanabisi dhe rreth 100 llamba për rritjen e bimëve narkotike.

Shtëpia e barit ishte e ndarë në 6 dhoma, ku dhe ishin kultivuar bimët e kanabisit, me vlerë rreth 1000 paund secila.

Sipas "Birmingham Live", Hoxha kishte tentuar t’u arratisej forcave të policisë në momentin që ata kishin trokitur tek dera, por pa sukses.

Ai u dënua me burg më 6 mars të këtij viti në Stoke-on-Trent Crown Court.