Britani, Bushati fton sipërmarrësitt
anglezë: Ejani investoni në Shqipëri

Britani, Bushati fton sipërmarrësitt<br />anglezë: Ejani investoni në Shqipëri
LONDER - Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati prej disa ditësh ndodhet për një vizitë pune në Britaninë e Madhe. Në kuadër të kësaj vizite u mbajt, sot, Forumi i Tregtisë dhe Investimeve, e cila në qendër të saj kishte nxitjen dhe promovimin e investimeve të huaja në Shqipëri.

Në forum morën pjesë përfaqësues të biznesit britanik, përfaqësues të bizneseve të huaja të pranishme në Shqipëri dhe ekspertë të fushës ekonomike.

Në fjalën e tij Ministri Bushati, e cilësoi si të rëndësishme mbajtjen e aktiviteteve të tilla në kuadër të promovimit dhe njohjes me të mirë të mundësive dhe potencialeve që ofron Shqipëria.

Sipas Bushatit Shqipëria, me pozicionin e saj gjeostrategjik në kryqëzim të korridoreve infrastrukturore dhe energjetike të Europës, me një politikë fiskale atraktive për investitorët e huaj dhe me lehtësira për bizneset e huaja në sektorët kyç të ekonomisë, synon të bëhet një nga vendet më të rëndësishëm të Europës Juglindore për tërheqjen e investimeve të huaja.

Më tej Ministri Bushati u ndal në zhvillimet me të fundit ekonomike, duke vënë theksin në reformat e ndërmarra nga qeveria për përmirësimin e klimës së biznesit dhe në kushtet e krijuara për investitorët e huaj. 

forumi i biznesit

Forumi i Tregtisë dhe Investimeve, u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Developing Markets Associates (DMA).

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj