Britani, Cameron paralajmërim
të fortë për dalje e vendit nga BE

Britani, Cameron paralajmërim<br />të fortë për dalje e vendit nga BE
Kryeministri i Britanisë, David Kamerun do të dorëzojë këtë javë një paralajmërim të fortë për daljen e vendit të tij nga BE nëse liderët e unionit nuk bien dakord për reformat e kërkuara.

Cameron ka kërkuar rinegocim për anëtarësimin e Britanisë së Madhe në BE me anë të një letër dërguar presidentit të PE-së, Danold Tusk, që pritet të bëhet publike këtë të martë.

Në një fjalim që pritet të mbajë po në këtë ditë, Cameron do të deklaroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje atëherë ai do të mbështesë daljen e Britanisë nga BE në referendumin që do të mbahet para fundit të vitit 2017.

"Nëse nuk do të arrijmë një marrëveshje, dhe nëse shqetësimet e Britanisë bien në vesh të shurdhët, që nuk besoj të ndodhë, neve do të na duhet ta rimendojmë sërish nëse ky Bashkim Evropian është i drejtë për ne", thuhet në një ekstrakt të publikuar nga fjalimi që do të mbajë Cameron.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social