Thomas Maier vrasësi i deputetes laburiste Jo Cox (Xho Koks) është mbështetës i një grupi neonazist me qendër në SHBA. Ndërsa vëllai i tij e përshkruan si një person të paqëndrueshëm mendërisht.
Laburistja Cox mbështetëse e qëndrimit te Britanisë në unionin Europian u vra barbarisht ditën e djeshme ndërsa ishte në një takim me votuesit.
Thomas Mair vrasësi i deputetes laburiste i cili gjatë sulmit bërtiti Britania e para është një mbështetës neonazist pjesë e një grupi amerikan.
Mediat britanike citojnë se vëllai i tij e përshkruan si 52 vjeçarin si një njeri të paqëndrueshëm mendërisht dhe që shpesh herë i është nënshtruar terapive. Ndërsa në vitin 1999 kish blerë një manual sesi të ndërtohej një armë.
Deputetja Jo Cox e cila u vra me arme dhe me thike në Birstall gjatë një takimi me votuesit kish marrë mesazhe kërcënuese 3 muajt e fundit ndërsa policia ende po vlerësonte nivelin e sigurisë që mund ti ofrohej..
Politikania bënte pjesë në grupin i cili po lufton që Britania e Madhe të qëndrojë në Unionin Europian. Ndonëse referendum pro apo jo daljes nga BE do të mbahet në 23 qershor kampi i deputetes ndërpreu fushatën përshkak të ngjarjes së rëndë. Jo vetëm politika por edhe qytetarët u tronditën nga vrasja e Koks.
Qindra njerëz u mblodhën në një kishë në Birstall dhe jashtë parlamentit për të kujtuar deputeten britanike. Në nderim te 41-vjeçares ata mbanin në duar qirinj dhe lule.
Bashkëshorti i deputetes britanike u shpreh se nëna e dy fëmijëve të tij kishte luftuar për një botë më të mire. Deputetja cilësohet si një politikane e cila gjithmonë mbronte më të dobtit, duke u përfshirë edhe në çështjet e emigracionit dhe konfliktit në Siri.

/Shqiptarja.com