Amazon ka nisur të testojë shpërndarjen e produkteve të saja me anë të dronë në Britaninë e Madhe. Ky inovacion është realizuar në bashkëpunim me autoritetet e aviacionit civil të Mbretërisë së Bashkuar.
Ky testim do të kryhet edhe në zonat rurale periferike me dronë automatikë të kontrolluar vetëm nga një person i vetëm. Paul Misener, zëvendëspresidenti i Amazon u shpreh:
“Përdorimi i dronëve të vegjël për shpërndarjen e paketave, do të përmirësojë ndjeshëm cilënë e shërbimit ndaj konsumatorit dhe do të mund t’i bëjnë ballë kërkësave gjithnjë në rrijte ndaj produkteve tona”.
Ndërkohë që vetëm nëntorin e kaluar, Amazon ka prezantuar dronët të cilët u testuan për një shpërndarje në një largësi prej 24 kilometër për një kohë prej 30 minutash.
E mesa duket nuk do të jetë i largët dita në të cilën do t’i marrim me anë të një droni produktet e porositura online.

Redaksia Online
XH.M/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com