LONDËR- Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Philip Hammond përjashtoi sot çdo bashkëpunim me regjimin e presidentit, Assad në luftën kundër Shtetit Islamik (EI).
"Nuk mendoj se hapja e një dialogu me regjimin e presidentit, Assad do të ndikonte në avancimin e kauzës, që ne të gjithë mbrojmë, në rajon", deklaroi ai për BBC Radio 4.
"Një aleancë me regjimin sirian të presidentit, Bachar Al-Assad nuk do të ishte praktike, e drejtë apo e nevojshme", theksoi ai.
Sot, ish-shefi i ushtrisë britanike, Lord Dannatt theksoi se do të ishte i drejtë rikrijimi i lidhjeve me regjimin sirian të presidentit, Assad për të luftuar kundër Shtetit Islamik.
Ish-shefi i diplomacisë, Malcolm Rifkind theksoi gjithashtu për BBC-në se perëndimi do të menaxhojë marrëdhënien e tij me Bachar Al-Assadin në të njëjtën mënyrë si bëri Winston Churchill me Joseph Staline kundër kundërshtarit të përbashkët, i cili ishte Hitleri.
"Një prej gjërave të para që keni mësuar në Lindjen e Mesme, është se armiku i armikut tuaj nuk është miku juaj", theksoi Philip Hammond.
"Ne dimë mirë që jemi të përballur me një armik të përbashkët. Por kjo nuk na bën miq, kjo nuk na lejon t'u besojmë, kjo nuk na lejon të punojmë me ta", shtoi ai./ATSH/
/Shqiptarja.com