LONDER - Po mbahet në Londër Forumi Botëror i Arsimit, në të cilin janë mbledhur Ministrat e Arsimit nga shumë vende të botës. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla është gjithashtu pjesë e Forumin Botëror të Arsimit në Londër, i cili mbahet nga datat 19 deri më 22 janar.
Në këtë forum vjetor, po diskutohen tema të ndryshme mbi arsimin dhe teknologjinë, si dhe mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet sfera e arsimit në përgjithësi.
Gjatë kësaj vizite, ministrja Nikolla do të ketë takime edhe me homologë dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve arsimore dhe shkencore nga shtete të ndryshme të
botës.
Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com