NORUIÇ - I dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe, shqiptari Indrit Korra, 28 vjeç, duhet të paguajë edhe një shumë parash prej 19.787 mijë paundësh si gjobë, për shkak se ka përfituar të ardhura nga tregtia e lëndëve narkotike. Nëse nuk do të paguajë këtë gjobë, shqiptari do të vuajë 11 muaj burg më tepër.
Vendimi është dhënë ditën e djeshme nga Gjykata e Norwich. Media britanike shkruan se, Korra i dënuar me 5 vite e 4 muaj burg është anëtari i një bande prej 5 shqiptarësh të cilët akuzohen se, kanë trafikuar kokainë në shuma të mëdha. Në momentin e arrestimit, të riut shqiptar i është gjetur sasia prej 2.8 kilogramë kokainë me vlerën e 750 mijë paund. Shqiptari 28-vjeçar është dënuar në shtator të vitit 2012, ndërsa është paraqitur në gjykatën e Norwich për akuzën e pastrimit të parave. Përfaqësuesi i drejtorisë, David Wilson, ka deklaruar se Korra ka përfituar mbi 345 mijë paundë dhe për këtë gjë duhet të paguajë rreth 20 mijë paundë gjobë.
Ndërkaq avokati mbrojtjes i shqiptarit, Michael Clare ka deklaruar se, klienti i tij nuk ka prekur para të drogës me dorë. “Në asnjë mënyrë, klienti im nuk ka vënë duart në këto para”, ka deklaruar avokati Clare. Por edhe pas pretendimeve dhe provave, gjykatësi Nicholas Coleman ka vendosur që Indrit Korra, brenda 4 muajve të paguajë gjobën ose dënimit të tij do t’i shtohen 11 muaj të tjerë.
Shkrimi u publikua sot 3 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com