Britani e Madhe– Policia i kërkon falje femrave që kishin pasur marrëdhënie me agjentë të infiltrua

/ATSH-AFP/ - Policia britanike i kërkoi sot falje shtatë femrave që kishin pasur marrëdhënie seksuale me agjentë të infiltruar, që përfaqëson një shkelje të të drejtave të femrave.
"Kërkoj falje në emër të policisë. Pranoj se këto marrëdhënie ishin një shkelje e të drejtave të femrave, një abuzim me pushtetin e policisë dhe që kanë shkaktuar probleme traumatike të konsiderueshme", deklaroi Martin Hewitt, oficer i policisë metorpolitane.
"Marrëveshje për kompesim financiar janë arritur me këto femra", vazhdoi ai.
Sipas BBC-së, "pesë agjentë të infiltruar kanë zhvilluar marrëdhënie me femra që i përkisnin lëvizjeve të ekstremit të majtë ose atyre pacifiste, gjatë periudhës që ishin të infiltruar, madje një prejt tyre ka edhe një fëmijë".
"Më tetor 2014, policia ishte angazhuar të dëmshpërblente me 425 000 sterlina (539 000 euro) mamanë e fëmijës që injoronte faktin se partneri i saj ishte një agjent i infiltruar", sipas medias britanike.
E krijuar më 1968, brigada për të cilën punonin këta agjentë si të infiltruar u shpërbë në vitin 2008.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai