Presion mbi shëndetësinë/ Britani e Madhe shndërron autobusët në ambulanca për pacientët e prekur nga COVID-19
Foto nga autobusët ambulanca
BRITANI E MADHE- Në Londër, të Britanisë së Madhe për shkak të presionit të madh mbi shëndetësinë nga koronavirusi, pacientët e infektuar transportohen me autobusë të cilët janë shndërruar në ambulanca.
Ndenjëset e autobusëve janë hequr me qëllim që të mund të transportohen 4 pacientë në të njëjtën kohë.
Go-Ahead, ndërmarrja e autobusëve që zotëron automjetet e ka bërë këtë me qëllim lehtësimin e transportimit të pacientëve të prekur nga COVID-19, në shenjë solidariteti.
Në këta autobusë do të punojnë mjekë dhe infermierë që janë pjesë e sistemit publik shëndetësor si dhe vullnetarë të një organizate bamirëse që e ofron ndihmën e parë.
Ato gjithashtu janë të pajisur me mjetet e nevojshme mjekësore me qëllim trajtimin urgjent të pacientëve të infektuar.
“Ambulancat” e reja do të përdoren brenda ditëve në vazhdim, si dhe kjo është hera e parë që një gjë e tille ndodh.
Situata epidemiologjike në Britaninë e Madhe është tepër kritike. Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 3.505.754, ndërkohë që ai i viktimave është 93.290 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu në vend shënohet shpesh rekorde negative viktimash dhe infektimesh gjë që ka sjellë në vështirësi edhe shëndetësinë për shkak të mungesës së kapaciteteve.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!' Turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës: Gati shqipe
24 Nëntor, 07:10
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor, 16:51
-
BOKS/ Londra ‘vishet’ kuqezi, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa fitojnë me ‘K.O.’
23 Nëntor, 15:25
-
Zbulohen detajet e testamentit të Liam Payne, kush do ta trashëgojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij?
22 Nëntor, 14:49
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokati Hasani për Report Tv: Nuk dihet nëse do të funksionojë! Qeveria britanike po shqyrton paktin e mëparshëm me Shqipërinë
20 Nëntor, 12:23
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Angli/ Pjesë e një rrjeti të shitjes së kokainës, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në total! Kthyen banesën në bazë droge (EMRA+VIDEO)
15 Nëntor, 21:49
-
Banka Qendrore e Anglisë, thirrje për afrim me Bashkimin Evropian
15 Nëntor, 08:29
-
Turi i diasporës, Rama më 24 nëntor në Londër
14 Nëntor, 14:44
-
The Sun: Në tetor 2022 Putin për pak lëshoi raketë bërthamore në Ukrainë
12 Nëntor, 18:19