Gjenerali rus Vladimir Alekseyev u qëllua me armë zjarri të premten në Moskë.

Një person i paidentidikuar, qëlloi disa herë drejt Alekseyev jashtë rezidencës së tij në autostradën Volokolamskoye në veriperëndim të qytetit dhe iku nga vendi i ngjarjes, tha zëdhënësi i Komitetit Hetues Rus në një deklaratë.

Alekseyev u dërgua në spital. Hetuesit po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po kryhen kërkime për të gjetur autorin.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë, sipas mediave shtetërore ruse.

Alexeyev ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Ukrainë, duke marrë pjesë në bisedimet me Ukrainën gjatë rrethimit rus të Mariupolit në vitin 2022.

Ai u dërgua gjithashtu për të negociuar me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili udhëhoqi një kryengritje të shkurtër dhe të përgjakshme në qershor 2023.

Ukraina ka marrë përsipër disa sulme ndaj figurave ushtarake ruse në të kaluarën. Zyrtarët e inteligjencës ruse pretenduan se kishin penguar një tentativë sulmi ndaj një ushtari rus në Shën Petersburg në fund të muajit të kaluar.

Një burrë u burgos në janar për vrasjen në vitin 2024 të një gjenerali tjetër, Igor Kirillov, në një shpërthim jashtë një blloku apartamentesh në Moskë. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës kishte thënë se ishte pas sulmit.