Britani/ Goditet rrjeti i trafikut të drogës, dënohen dhe 3 shqiptarët! Dy prej tyre ishin furnizuesit kryesorë

Britani/ Goditet rrjeti i trafikut të drogës, dënohen dhe 3 shqiptarët! Dy prej tyre ishin furnizuesit kryesorë

Foto ilustruese

ANGLI - Tetë persona janë dënuar me burg për drejtimin e një rrjeti trafiku të kokainës me vlerë 7 milionë paund në Wiltshire, i cili operoi nga viti 2016 deri në 2020 dhe kishte lidhje me një grup kriminal shqiptar.

Sipas BBC, kreu i organizatës, Warren Allison, 36 vjeç, u dënua me 23 vjet burg, ndërsa vëllai i tij, Kelroy Allison, 41 vjeç, mori 16.5 vjet burg. Policia tha se Warren Allison kishte blerë një Lamborghini me fitimet e paligjshme.

Hetimi përfshiu analizimin e mijëra dokumenteve, bisedave telefonike, të dhënave të telekomit dhe pamjeve të mbikëqyrjes. Banda blinte drogë me shumicë dhe përdorte rrjete të koduara komunikimi, si EncroChat, për shpërndarjen e saj.

Për transportin, ata kishin një automjet të modifikuar posaçërisht dhe një shofer të besuar, Richard Cowell, 57 vjeç, i cili përdorte një ndarje të fshehtë në makinë për të transportuar kokainën dhe paratë. Ai pranoi se kishte punuar edhe për grupe të tjera kriminale dhe u dënua me 9 vjet burg.

Ndërkohë, e dashura e Warren Allison, Porcia Densley, 38 vjeç, luante rolin e "menaxheres financiare", duke mbledhur dhe shpërndarë paratë. Ajo u dënua me 8 vjet burg.

Policia ndërhyri në një dorëzim droge në Bristol, ku kokaina po i kalonte Anthony Burke, kushëririt të vëllezërve Allison. Burke, 34 vjeç, u dënua me 8 vjet burg.

Dy shqiptarë, Ledian Hoxha, 38 vjeç, dhe Pjetër Pisha, 37 vjeç, ishin furnizuesit kryesorë të drogës. Ata tentuan të largoheshin nga Britania, por u arrestuan. Hoxha u dënua me 7 vjet e 4 muaj, ndërsa Pisha me 6 vjet e 8 muaj burg.

Një tjetër shqiptar, Enid Aliko, 28 vjeç, i cili kishte siguruar pajisje të koduara dhe vepronte si ndërmjetës për grupin kriminal shqiptar pas arrestimeve, u dënua me 4 vjet burg.

Gjatë gjyqit 12-javor, Allison dhe Cowell pretenduan se mesazhet e tyre koduara lidheshin me tregtinë e rrobave false dhe jo me drogën, por prokurorët paraqitën prova të shumta që dëshmonin aktivitetin kriminal të rrjetit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zakarel zaka: 08/02/2025 08:39

    kane filluar lushnjaret te behen vipa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 17:55

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?



×

Lajmi i fundit

Berisha përfshihet në ‘serialin’ Rama-Basha, publikon video me fjalor banal! Nuk harron as Yuri Kim

Berisha përfshihet në ‘serialin’ Rama-Basha, publikon video me fjalor banal! Nuk harron as Yuri Kim