BROADMOOR - Një kamerier me kombësi shqiptare, i cili qëlloi me thikë menaxherin e restorantit të klubit të golfit është mbajtur nën arrest me probleme të rënda mendore.
Trupi i Christopher Varian, 32 vjeç nga Aylesbury, Buckinghamshire, u zbulua nga kolegët në Oxfordshire në 2010.
Sipas të përditshmes, The Guardian, Jonathan Warg Limani, 33 vjeç u gjet fajtor për vrasje në rrethana të cilësuara në gjykatën e Oxfordit sipas policisë.
Gjykatësi i tha kamarierit i cili është me origjinë nga Shqipëria se ai do të dënohej minimalisht me 19 vjet, së pari në një spital të sigurt dhe më pas në burg kur të përmirësoheshin kushtet e tij.
Limani ka një histori çrregullimesh mendore dhe skizofreni paranojake dhe aktualisht është në Broadmoor. Prokuroria pranoi, se ai vuante nga çrregullimi mendor në kohën që ka bërë vrasjen.
Pak pas orës 3 të mëngjesit të 21 gushtit, një telefon tek rajoni i policisë nga klubi i golfit në Oxfordshire i lajmëroi ata për një vrasje që kishte ndodhur në zonën e tyre. Policia zbuloi trupin e zotit Varian dhe arrestoi Limanin në skenën e krimit. Limani fillimisht u akuzua për vrasje por tre raporte të ndryshme psikiatrike treguan se ai e ka bërë këtë nga gjendja e tij mendore e çrregullt, çka e uli përgjegjësinë e tij për vrasjen.
(aq/the gardian/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com