Britani, identifikohen dy autorët
që vranë babain e dy fëmijëve

Britani, identifikohen dy autorët <br />që vranë babain e dy fëmijëve
BRIGHTON - Një sherr mes dy familjeve shqiptare në Sussex, Britani e Madhe, ka çuar në vdekjen e një 31-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve.

Viktima është Xhem Krasniqi i cili siç shkruan “BBC” ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve në trup. Ai u qëllua nga persona të armatosur 18 maj, por lajmi u publikua një ditë më parë. Në momentin e sulmit, bashkë me të kanë qenë dhe i vëllai dhe nipi, por kanë arritur t’u shpëtojnë plumbave. Policia e Sussex bëri të ditur se janë identifikuar autorët, vëllezërit Edmond dhe Albert Nela. Vëllezërit Nela janë shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tyre.

“Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar dhe kemi të paktën 20 persona që kanë dhënë dëshminë e tyre. Nuk kemi asnjë të dhënë që Krasniqi dhe dy të tjerët kanë qenë pjesë e ndonjë grupi kriminal, megjithatë mendojmë se ata i njihnin personat që i sulmuan”, -tha oficeri i policisë që po udhëheq hetimet, Jeff Riley.

Fqinjët e përshkruajnë familjen Krasniqi si njerëz të qetë dhe tejet miqësorë. “Mora vesh se çfarë ndodhi dhe u shokova. Ata kanë dy fëmijë të vegjël. Vajza e tyre shkon në shkollën e zonës”,-tha një grua që nuk pranoi të identifikohej. Krasniqi, i cili jetonte në Kent me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, ndodhej te prindërit në Brighton, kur u qëllua.

krasniqi

(Foto: Personi që humbi jetën, Xhem Krasniqi)

Redaksia Online
(e.s/b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet