BRITANI- Një kolegj i panjohur në Britaninë e madhe është shpallur shkolla më e mirë në të gjithë vendin. Një shkrim i tillë është pasqyruar në të përditshmen angleze "Daily Mail". Por e veçanta nuk qëndron këtu. Një pjesë e kolegjit "Cardiff Sixth Form College" janë me kombësi shqiptare. Kështu, nga 330 studentë nga 32 shtete, 112 janë nga Kina Rusia dhe Shqipëria, duke përfshirë këtu edhe ata që merrnin bursa qeveritare prej 29 mijë sterlinash për të kryer pagesën e shkollës.
 
Sipas drejtoreshës ekzekutive, Yasmin Sarwr, suksesi i këtij kolegji është në larmishmërinë e studentëve nga e gjithë bota, të cilët janë ambiciozë dhe të përshtatur mjaft mirë në Britaninë e Madhe. Sipas saj, studentët e kësaj shkolle mësojnë në grupe të vogla dhe inkurajohen të marrin
 
pjesë në olimpiada të ndryshme apo konkurse ndërkombëtare. Për të studiuar në këtë kolegj, duhet të kesh të paktën 6 A, edhe pse shumica janë mes 8 dhe 10 A, që përkojnë me nivelin më të lartë. "Cardiff Sixth Form College" është renditur në krye të top listës së kolegjeve më në zë në Britaninë e Madhe, duke lënë pas Queen Elizabeth’s School, Hertfordshire, Etoni, Harrow dhe Westminster.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)