Sipas ministrisë së Brendshme Home Office e cila mbulon edhe çështjet e emigracionit, numri i shqiptarëve të cilët janë kapur duke hyrë ilegalisht të fshehur në kamionë është 981 nga janari deri në Tetor 2017.
Të ndaluarit janë kryesisht nga zonat e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës. Personat e ndaluar janë marrë në pyetje nga oficerët e emigracionit përpara se të kthehen nga vendi nga ku janë nisur.
Ata kanë deklaruar se paguajnë për të kaluar nga Europa drejt vendit ishullor 12 mijë euro. Në mënyrë që të paguajnë sa më shpejt borxhin e marrë prej 12.000 euro, shqiptarët të cilët munden të hynë ilegalisht në Angli janë prehë e krimit të organizuar.
Vitet e fundit shumë shqiptarë janë arrestuar në banesa të përshtatura për kultivim kanabisi. Gjatë proceseve gjyqësor ata kanë deklaruar se janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal për të paguar shumën e marrë borxh paguar trafikantëve të cilët i kanë çuar në Angli.
Gjithashtu autoritetet britanike bëjnë të ditur se shqiptarët për të kaluar në Britani, fshihen në kamionë që nisen nga Franca, Holanda, Belgjika dhe Spanja.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO




