BRITANI - Flamuri i Unionit të Mbretërisë së Bashkuar u ngrit sot në Belfast, për të shënuar 31-vjetorin e ditëlindjes të dukeshës së Kembrixhit.

Vendimi i këshilltarëve bashkiakë më 3 dhjetor për kufizimin e ditëve kur flamuri i Unionit duhet të valëvitet në kryeqytetin e Irlandës së Veriut ka shkaktuar përleshje të dhunshme mes protestuesve pro dhe kundër flamurit britanik.

Që nga nisja e protestave në fillim të vitit në Belfast, numri i të arrestuarve ka arritur deri në 104 dhe 66 oficerë të policisë janë plagosur gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve.

Në përpjekje për t'i dhënë fund trazirave të fundit një takim i veçantë mes përfaqësuesve të nacionalistëve pro irlandez dhe pro britanikë është parashikuar të enjten në Stormont, rezidenca zyrtare e Kryeministrit dhe e Parlamentit të Irlandës.

Ndërkohë nacionalistët pro irlandezë kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në takimin e 10 janarit duke kërcënuar se do të manifestojnë në rrugët e Dublinit të shtunën e ardhshme.

(eç/lç/shqiptarja.com)