BRITANI - Një televizion në Britani do të nisë një program të ri televiziv të quajtur "Sex Box". Çiftet do të kryejnë marrëdhënie seksuale duke ruajtur intimitetin e tyre ne një kuti të papërshkueshme nga zëri.

Pas kësaj, çifti do të flasë në lidhje me këtë përpara një paneli ekspertësh ku përfshihen psikoterapist dhe ekspertë të marrëdhënieve seksuale.

Qëllimi i këtij programi është të revocucionalizojë temën e seksit dhe ta bëjë më të lehtë bashkëbisedimin mes personave në lidhje me këtë temë.

Sipas drejtuesve të shfaqjes, programi nuk ka lidhje me imazhet apo me mekanizmat e seksit, por do të shqyrtojë se çfarë kuptimi ka seksi në kontekstin e një marrëdhënie.

"Kutia e Seksit" mundëson që seksi mes partnerëve të mbetet privat, por biseda të jetë e sinqertë dhe e hapur. Në puntatën e parë të spektaklit do të jenë djem homoseksualë 30-vjeçarë, dy 20-vjeçarë dhe ish të dashuruar që tentojnë të rikthehen bashkë.

Programi do të startojë në datën 7 tetor 2013 në televizioni britanik Channel 4.



(v.gj/shqiptarja.com)