Britani e Madhe- Një video amatore e filmuar me telefon celular, shfaq të burgosurit e rebeluar duke u rrahur me njëri-tjetrin brenda korridoreve të burgut. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur brenda burgut Hewell në Worcester, ku shihen të burgosurit duke i vënë flakën tualeteve dhe duke thyer kamerat e sigurisë.
Pavijoni A dhe B i mbushur me të burgosur ishte rebeluar gjë që solli deri te një rrahje masive, ndërkaq The Sun ka siguruar një video ku shihet i burgosuri me një shkop të drurit duke i shkatërruar dyert e qelive.
(Burgu Hewell në Worcester në Britani)
Një video e ngjashme ishte bërë virale në fillim të këtij muaji, kur brenda këtij burgu të burgosurit janë filmuar duke u orvatur dhe rrahur me njëri-tjetrin.