Britani-Shqipëri, hyn sot në fuqi
transferimi i të burgosurve

Britani-Shqipëri, hyn sot në fuqi<br />transferimi i të burgosurve
TIRANË - Sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për transferimin e të dënuarve nga Britania në Shqipëri. Në ditët në vijim ne do bëjmë të mundur, që të dënuarit shqiptarë të transferohen në Shqipëri, në mënyrë që të afërmit të mos harxhojnë miliona lekë për t’u takuar e biseduar me ta. 
 
Halimi ka shtuar se në muajin shtator përfundojnë 2 institucione në Fier dhe Berat, duke bërë të mundur jo vetëm strehimin e të dënuarve, por dhe punësimin e banorëve të zonës. 
 
Me këtë rast, sipas ministrit, rreth 900 vende pune do hapen në Fier dhe 100 në Berat, që i shtohen 300 vendeve të punës për ndërtimin e tyre.
 
'Reformat tona në sistemin penitenciar do të bëjnë të mundur, që rreth 2.000 shqiptarë, që vuajnë dënimin jashtë, të vijnë në Shqipëri brenda 4 viteve të ardhshme”. 
 
Janë 2.000 familje, prindër, vëllezër e motra, që harxhojnë shumë kohë, mund dhe para, për t’u takuar me të afërmit e tyre në burgje. "Me projektin tonë për rehabilitimin, riintegrimin, dixhitalizimin ne do të nxisim biznesin, do të rrisim punësimin duke zhvilluar zonat, por dhe duke rritur mirëqenien për qytetarët shqiptarë", shtoi ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Pse e qara shkakton dhimbje koke?

Pse e qara shkakton dhimbje koke?