Me anë të një fjalimi emocional ku nuk munguan as lotët, kryeministrja britanike, Theresa May ka njoftuar se do të heq dorë nga posti si kryetare e Partisë Tory rrjedhimisht edhe nga posti i kryeministres.
Ajo e bëri njoftimin e saj me anë të një deklarate drejtuar kombit britanik pas takimit me udhëheqësin e konservatorëve, Graham Brady.
May tha se ajo kishte bërë gjithçka që kishte mundur për të fituar mbështetje për marrëveshjen e saj për Brexit, por tha se tani është në interesin e mirë të vendit që Britania te ketë një kryeministër të ri që ta udhëheqë përpjekjen për Brexit.
"Kështu unë po njoftoj sot se do të jap dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Konservatore dhe të premten më 7 qershor në mënyrë që të zgjidhet një pasardhës".
May shtoi: "Është dhe do të mbetet gjithmonë një çështje keqardhjeje për mua se nuk kam qenë në gjendje të dorëzoj Brexit".
"Tani është e qartë për mua se është në interesin e mirë të Britanisë së Madhe për një kryeministër të ri që ta udhëheqë këtë përpjekje. Unë sot po njoftoj se do të jap dorëheqjen si udhëheqëse konservatore të premten më 7 qershor. Unë jam dakord me kryetarin e partisë se procesi për zgjedhjen e një udhëheqësi të ri do të fillojë në javën e ardhshme".
KULTURE,DINJITET,DEMOKRACI.
Përgjigju