BRITANI - Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në një park në Britaninë e Madhe, kur një makinë vizitorësh ka marrë flakë në mes të parkut të mbushur me luanë . Një nënë me dy fëmijët e saj ishin duke vizituar parkun “Longleat Safari Park”, i cili është ndër tërralët parqe në Evropë që kanë krijuar ambientin afrikan me kafshët që e popullojnë.
 
Por, befas makina me të cilën shëtisnin, ka marrë flakë dhe gruaja me dy fëmijët detyrohet ta braktisë atë dhe të vrapojë në parkun ku gjithashtu ndodheshin disa luanë.
 
Fatmirësisht, familja u pikas nga rojet e parkut, që i erdhi në ndihmë ato momente për t’i mbrojtur jo nga flakët, por nga sulmi i luanëve.  Filmimet e kamerave të sigurisë tregojnë situatën dramatike.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)