Britani, ushtria harton plan lufte në
Kore pas deklaratës së Trump 

Britani, ushtria harton plan lufte në<br />Kore pas deklaratës së Trump 
Britania po harton planin e betejës në rast lufte me Korenë e Veriut: Zyrtarët mund të dërgojnë aeroplanmbajtëse të Britanisë në rajon nëse shpërthejnë konfliktet.

Forcat e Armatosura janë duke u përgatitur për një luftë të mundshme me Korenë e Veriut, raporton Daily Mail.

Zyrtarët janë udhëzuar të hartojnë plane për mënyrën se si Britania do të përgjigjet nëse lufta shpërthen me Phenianin midis tensioneve në mes të Perëndimit dhe diktatorit Kim Jong-Un.

Detajet e planit të operacionit sekret kanë dalë pasi Donald Trump paralajmëroi se "vetëm një gjë do të funksionojë" kur bëhet fjalë për trajtimin me Korenë e Veriut, e cila ka vazhduar testet bërthamore dhe raketash pavarësisht dënimit të dhënë.

Presidenti amerikan tha se, mbi 25 vjet, duke folur me Korenë e Veriut “nuk ka funksionuar, marrëveshjet janë shkelur para se boja të ishte e tharë, duke marrë për budallenj negociatorët amerikanë”, shtoi Trump.

Planet e Britanisë së Madhe janë hartuar në muajt e fundit mes frikës se këto tensione mund të përshkallëzohen në luftë.

Sipas një skenari,aeroplanmbajtësja “HMS Queen Elizabeth”, së bashku me 12 avionë luftarakë, do të futeshin në shërbim për t'u bashkuar me anijet luftarake të SHBA jashtë Gadishullit Korean.
Transportuesi 65,000 ton, i cili ka një ekuipazh prej 700 vetash, mund të shoqërohet nga avionë shkatërrues

Ministrat kishin refuzuar të thoshin nëse Britania e Madhe kishte një plan nëse do të shpërthente konflikti me Phenianin. Por planifikuesit ushtarak po shqyrtojnë opsionet duke përfshirë taktikat e ngjashme me ato që përdoren për të mbrojtur Falklands.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?