Kaosi në Kuvend/ Grupi i PS-së mbledh firmat për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së

Kaosi në Kuvend/ Grupi i PS-së mbledh firmat për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së

Kaosi në seanën plenare

Pas kaosit të krijuar në parlament me djegien e karrigeve dhe sendeve të forta që u hodhën në drejtim të kryeparlamentares Spiropali, grupi i PS po mbledh firma për përjashtimin e disa deputetëve të PD.

Burime bëjnë me dije se mes një liste të gjatë, kërkohet masë ndëshkuese për:

Gazmend Bardhi, Flamur Noka,  Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa,  Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Sipas shkresës së firmosur nga deputetët e mazhorancës thuhet se sjellja veçanërisht e deputetëve Noka, Nallbati dhe Gazment Bardhi ka vënë në rrezik edhe jetën e atyre që ishin në sallë sot, duke bllokuar foltoren dhe duke goditur me sende të forta. Gjithashtu shkak për përjashtimin e tyre është edhe djegia e karrigeve jashtë sallës, si dhe konflikti i Nokës, Bardhit dhe Nallbatit me deputetët Petro Koçi dhe Erion Braçe nga mazhoranca.

Pas arrestimit të deputetit të PD-së Ervin Salianji me vendim të formës së prerë për dënimin e tij me 1 vit burg, PD dhe lideri paralajmëruan dhunë dhe trazira.

Ditën e sotme, seanca nisi me tensione teksa deputetët e PD-së filluan të hedhin sende në drejtim të kryetares së parlamentit Elisa Spiropali, e cila po lexonte në Kuvend mospranimin e kërkesës për thirrjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar mandatin e Ervin Salianjit.

Më pas deputetët morën karriget në sallë, i nxorën jashtë tek oborri dhe i vunë flakën, teksa u futën sërish brenda. Noka dhe Nallbati u kapën me deputetin socialist Petro Koçi, ndërsa deputetit Braçe i fikën mikrofonin duke folur.

Seanca u mbyll në pamundësi për të vijuar më tej, teksa opozita theksoi se situata të tilla do të vijojnë sërish në seancat plenare.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drejtesia: 30/09/2024 21:46

    Me ne fund nje vendim i drejte! Mjaft i perkedhelet! Duhen derguar ne prokurori te gjithe kriminelet e sotem qe dogjen dhe vune zjarr perpara parlamentit! Spak te forcoje masen e arrestit Sali qenit, duke e derguar ne burg jo me lehtesira,por burg si ai i AIA! TI NDALOHEN DHE RESPEKTOHEN cdo gje si cdo i burgosur tjeter!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron