Foto: Abbas Araghchi
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi theksoi në një postim në rrjete sociale se qytetarët britanikë janë kundër luftës në Iran, duke komentuar vendimin e qeverisë britanike për të lejuar SHBA-në të përdorë bazat ushtarake.
“Duke injoruar popullin e tij,Starmer po vë në rrezik jetën britanike duke lejuar përdorimin e bazave britanike për agresion kundër Iranit. Shumica dërrmuese e popullit britanik nuk dëshiron asnjë pjesëmarrje në luftën izraelito-amerikane të zgjedhur për Iranin. Irani do të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Londra autorizon Uashingtonin të përdorë bazat britanike për sulmet në Gjirin Persik! Media: SHBA po dërgon 2.500 marinsa dhe edhe tre anije të tjera luftarake në Lindjen e Mesme









