Britania del me plan të ri doganor pas Brexit-it

Britania del me plan të ri doganor pas Brexit-it

Kryeministrja britanike, Thereza May

Qeveria e Britanisë paraqiti disa detaje se si mund të trajtohen doganat pas largimit të këtij vendi nga Bashkimi Evropian - proces i njohur si Brexit. Qeveria tha se plani i saj i ri, i quajtur "Marrëveshja e lehtësuar doganore", ofron "më të mirën për të dyja botët". Thuhet se plani i ri do t'i japë Mbretërisë së Bashkuar lirinë për t'i vënë tarifat e veta mbi mallrat që mbërrijnë në këtë vend.

Kryeministrja britanike, Theresa May, takon sot në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të diskutuar progresin që është bërë në negociatat për Brexit. Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri në fund të marsit, 2019. Kjo pason një referendum të qershorit, 2016, në të cilin qytetarët britanikë kanë votuar për dalje nga blloku.

Britania dhe BE-ja kanë shprehur dëshirën për të arritur një marrëveshje përfundimtare deri në tetor. Por, pas disa mujash negociata, është bërë pak përparim. Ndër çështjet më të diskutueshme janë nivelet e integrimit të Britanisë me tregun e përbashkët të BE-së pas Brexit-it dhe natyra e kufirit midis Irlandës së Veriut - e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar - dhe Irlandës - anëtare të BE-së./REL

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla