Britania dhe BE tentojnë të shmangin Brexitin pa marrëveshje

Britania dhe BE tentojnë të shmangin Brexitin pa marrëveshje

Foto ilustruese

Negociatori për Brexit i Bashkimit Evropian, Michel Barnier ka arritur në Londër për të rinisur bisedimet e drejtpërdrejta në mes të bllokut evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, kur vetëm pesë javë na ndajnë nga marrja fund  e lidhjes mes tyre.

Barnier dhe negociatori britanik, David Frost u janë rikthyer bisedimeve për të siguruar marrëveshje në çështje kyçe, duke përfshirë peshkimin, ndihmën shtetërore dhe një rezolutë – para se Britanisë t’i skadojë statusi i tranzicionit me BE-në, më 31 dhjetor, edhe pse të dyja palët kanë paralajmëruar për një dështim të mundshëm.

Një mundësi e tillë është pranuar edhe nga kryeministri britanik Boris Johnson.

“Gjasat për një marrëveshje do të përcaktohen nga miqtë dhe partnerët tanë në BE, të cilët e dinë që ka një marrëveshje për t’u arritur, nga e cila mendoj se do të përfitojnë të dyja palët. Por le të jemi të qartë, ky vend mund të zhvillohet dhe do të zhvillohet fuqishëm edhe në rast të kundërt. Nëse arrihet një marrëveshje si ajo që BE ka me Australinë, atëherë suksesi do të jetë i madh”,  tha Boris Johnson, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Dështimi për të arritur marrëveshje do të rezultonte me largim “pa pakt” për Britaninë, çka potencialisht do të krijonte kaos në kufij dhe në tregjet financiare, ashtu sikurse shkëputje në zinxhirin e furnizimit për Evropë dhe më tej.

Britania është larguar nga BE-ja më 31 janar të këtij viti mirëpo  ka kryer tregti me BE-në sipas të njëjtave kushte deri më tani, meqë ka qenë në periudhë tranzitore.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes