Britania do të mbështesë Shqipërinë
në marrjen e statusit kandidat
Britania një prej 5 vendeve skeptike që ia refuzuan statusin kandidat Shqipërisë, këtë herë do ta mbështesë vendin tonë që të marrë statusin. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “The SundayTimes”, e cila shkruan se burime qeveritare kanë konfirmuar se Britania do të mbështesë Shqipërinë.
BRITANI- Britania një prej 5 vendeve skeptike që ia refuzuan statusin kandidat Shqipërisë, këtë herë do ta mbështesë vendin tonë që të marrë statusin. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “The SundayTimes”, e cila shkruan se burime qeveritare kanë konfirmuar se Britania do të mbështesë Shqipërinë, pavarësisht të gjitha dyshimeve dhe mendimeve kundër të ngritura nga kritikët. Sipas medias britanike kryeministri David Kameron po përballet me një revoltë të re mbi çështjen tashmë të shumë debatuar të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Zyrtarë të lartë dhe deputetë të lartë i kërkojnë atij të ndryshojë mendim për mbështetjen e Shqipërisë në fazën tjetër të aplikimit për të fituar statusin kandidat, vendim që do të merret më 23 qershor nga ministrat e Jashtëm dhe më 27 qershor do të shprehen liderët e Bashkimit Evropian”, shkruan e përditshmja britanike. Kameron ka deklaruar më herët se dëshiron të ndryshojë rregullat e BE-së për lëvizjen e lirë të njerëzve, në mënyrë që punëtorët nga vendet e sapoanëtarësuara në Union, të mos kenë mundësi të hyjnë në Angli deri në momentin kur të ardhurat mesatare në vendin e tyre të jenë të njëjta me ato në vendet perëndimore evropiane, pra deri në arritjen e standardeve evropiane.
Disa nga skeptikët britanikë i druhen faktit se dhënia e statusit dhe më pas, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, do të shkaktojë dyndje të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, pasi sipas tyre Shqipëria është një vatër e krimit të organizuar dhe e trafikimit të qenieve njerëzve. Në dhjetor të vitit 2013, Britania u rreshtua në krah me Francën, Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën duke bllokuar statusin për Shqipërinë. Tashmë Komisioni Europian përmes një raporti, ka propozuar dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, kësaj here pa kushte.
Marrë nga "Shekulli"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
69.9%
-
Jo
23.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 900
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'BE, e vetmja zgjedhje e shqiptarëve', deklaratat e Ramës jehonë në mediat gjermane
15 Tetor, 18:02
-
Dallimi nga PD dhe PL/ Lapaj: Nata me ditën! Lanë spitalet pa ilaçe, si qenkemi njësoj?! Na kanë rrahur 3 herë dhe thonë nuk e bëjmë më
15 Tetor, 17:59
-
Ceremonia, përkujtohet 80-vjetori i Çlirimit të qytetit të Fierit
15 Tetor, 17:56
-
Adriatik Lapaj jep lajmin: 'Shqipëria Bëhet' u regjistrua si parti politike në gjykatë! Gati bashkëpunimi me Sokon dhe Shabanin
15 Tetor, 17:54
-
Arsyet shëndetësore pse keni gjithmonë etje, ja si ta trajtoni
15 Tetor, 17:50
-
Berisha sulmon deputetët e larguar të PD-së që krijuan ‘Djathtas’: Në darkë dalin nga kryeministria, pastaj bëjnë opozitën e opozitës
15 Tetor, 17:40
-
Vorë/ Një i plagosur me armë, shkak një konflikt mes dy personave
15 Tetor, 17:23
-
Vlora e mbytur në llum pas përmbytjes, deputeti i PDIU i kërkon llogari Agjencisë së Mjedisit: A keni bërë inspektime, në kanalet e pastrimit nuk del as miu se i gërvishtet shpina
15 Tetor, 17:12
-
Plazhet publike, operatorët turistikë të Durrësit pro nismës së Qeverisë! Xhepa dhe Luku: Presim të njihemi zyrtarisht me draftin e reformës në turizëm
15 Tetor, 17:07
-
Shqipëria hap negociatat për grup-kapitullin e parë, Rama mesazh opozitës: Do t’ua ndriçojë fillin e arsyes atyre që ngritën akuza kundër Komisionit Antikorrupsion
15 Tetor, 17:05
-
Nga sot në ‘vrapin’ e fundit për një vend në BE, si nisi rrugëtimi i Shqipërisë! 15 vite nga MSA, refuzimet, sukseset dhe reformat e thella
15 Tetor, 17:02
-
Rama nga Luksemburgu: Lidhjen e vetme çift Shqipëria e ka me BE, gjithë të tjerat na janë imponuar
15 Tetor, 16:58