Britania do të ndalojë makinat me naftë e benzinë

Britania do të ndalojë makinat me naftë e benzinë

Britani, aty ku do të ndalohen makinat me naftë e benzinë

Shitjet e reja të makinave me benzinë e naftë do të ndalohen nga 2040-ta, pas zbulimit të detajeve të reja rreth vendimit të qeverisë britanike për të marrë këto masa.

I quajtur “Rruga drejtë Zeros”, rregulla e katërt e ardhshme do të ndalojë komplet shitjet e makinave nga 2040-ta, të cilat nuk janë të afta që të udhëtojnë 80 kilometra vetëm me bateri.

Shumë nga hibridet e tanishëm, siç është Audi A3 e-tron i ri mund të udhëtojë vetëm rreth 50 kilometra me një mbushje të vetme të baterive, nuk do të lejohen po ashtu, pasi rruga minimale që duhet të përshkohet me bateri duhet të jetë 80 kilometra deri në 2040-ën.

Makinat me karburante alternative, të njohura si AFV, që në esencë janë makinat hibride (që kanë 2 motor, njërin me benzinë e tjetrin elektrik), makinat elektrike (EV), si dhe ato me hidrogjen, të cilat së bashku tani përbëjnë vetëm 5.6 për qind të shitjeve të makinave të reja, por që numri i tyre është duke u rritur shumë shpejtë.

Qeveria Britanike ende nuk e ka konfirmuar lajmin për 80 kilometra me bateri, por sipas raportimit të “Financial Times”, ‘tre njerëz të përfshirë në këtë vendim’ e kanë konfirmuar këtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK