Britania e Madhe deporton 20 shqiptarë të dënuar për trafik droge, Patel: Nga 2021 kemi kthyer 1 mijë prej tyre

Britania e Madhe deporton 20 shqiptarë të dënuar për trafik droge, Patel: Nga 2021 kemi kthyer 1 mijë prej tyre

Foto ilustruese

Një ditë më parë, qeveria e Britanisë së Bashkuar ka larguar 20 shqiptarë drejt vendit tonë, të cilët kanë qenë të dënuar për krime të ndryshme. Në total të gjithë sëbashku kanë kryer 46 vite burg, ndërsa kanë qenë të dënuar për shpërndarje drogë, prodhim droge dhe mbajtje të armëve.  

Ndërkohë, një prej të kthyerve në Shqipëri kishte tejkaluar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe dy të tjerë u kthyen pasi nuk iu aprovua kërkesa për azil. Konkretisht, një prej tyre ishte dënuar me 6 vite burg për mbajtje të armës dhe shpërndarje të drogës. Një tjetër i dënuar me 3 vjet burgim për shpërndarje droge, ndërsa edhe një tjetër ishte dënuar me 5 vjet burg për furnizim droge.

Lidhur me largimin e shqiptarëve, ka pasur edhe një deklaratë nga, Sekretarja e Brendshme Priti Patel, e cila tha se këto persona janë të rrezikshëm për jetën komunitare në Britaninë e Madhe.

“Këta kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të larguar ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu. Ata janë përgjegjës për vepra të tmerrshme, duke përfshirë përfshirjen në furnizimin me drogë të klasës A, e cila ka një ndikim shkatërrues te njerëzit, familjet e tyre dhe komunitetet tona. Që nga viti 2021, ne kemi hequr afro 1000 shqiptarë, duke përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB. Britanikët nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë time për t'i bërë rrugët tona më të sigurta duke vazhduar të largojë kriminelët e huaj”, tha Patel.

Që nga viti 2021, rreth 1000 shqiptarë janë kthyer nga Britania e Madhe, mes tyre edhe nga ata që kanë kaluar përmes kanalit ‘Le Manche’.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë