Lekë Tasi sot 95 vjeç, AIDSSH propozon titull nderi për rezistencën dhe dinjitetin njerëzor

Lekë Tasi sot 95 vjeç, AIDSSH propozon titull nderi për rezistencën dhe dinjitetin njerëzor

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka propozuar dhënien e titullit të nderit, Lekë Tasit, për rezistencën dhe dinjitetin njerëzor të treguar gjatë përndjekjes politike dhe aktivitetit të tij në dokumentimin e së shkuarës.

"Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si organ i lartë shtetëror dhe i pavarur, bazuar në ligjin organik nr. 45/2015, (i ndryshuar) dhe në aktet nënligjore të miratuara në zbatim të tij, si dhe në ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”, me qëllim rishqyrtimin historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit dhe edukimit qytetar, është angazhuar për përkujtimin dhe nderimin e personave të dënuar politikisht, gjatë regjimit komunist, për vlerat njerëzore që mbartën dhe transmetuan gjatë përndjekjes. Në këtë kuadër dhe me fokus Dialogun Lokal mbi të shkuarën, mbi vlerësimin me tituj nderi, “Për merita të veçanta civile”, nga Këshilli Bashkiak apo Kryetari i Bashkisë, referuar nenit 54, shkronja “m”, ligji nr.138/2015, si dhe mënyrë të veçantë nenit 3, të ligjit 112/2013 ku theksohet se: “dhënia e dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit, udhëhiqet nga parimet e vlerësimit të kontributit, meritokracisë, transparencës dhe mirënjohjes publike”, AIDSSH vendosi :

-Ti propozojë Bashkisë së Lushnjës, dhënien e titullit të nderit, Lekë Tasi, për rezistencën dhe dinjitetin njerëzor të treguar gjatë përndjekjes politike dhe aktivitetit të tij në dokumentimin e së shkuarës. Kjo në respekt të një bashkësie që kërkon paqësisht të përballet me të kaluarën dhe si përgjegjësi e shoqërisë së sotme për nderimin e personaliteteve njerëzore, në kuadër të rezolutës nr. 11 “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”, miratuar nga Kuvendi më 30.10.2006, dhe rezolutave të miratuara nga Këshilli i Evropës e Komisioni Europian", thuhet në njoftim.

"Askush nuk mund të kthehet pas në kohë, për të vënë në vend padrejtësitë e atij sistemi, por ne kemi një mision shumë të rëndësishëm: t’i analizojmë me objektivitet dhe paanshmëri dëshmitë dhe faktet e së shkuarës, në mënyrë që të mos e lejojmë veten dhe shoqërinë që të bëjë sërish të njëjtat gabime. Ruajtja e kujtesës, nëpërmjet dekorimit sa janë ende gjallë, të personave të cilët pavarësisht vuajtjeve, kanë dhënë një kontribut të pashembullt, është në përputhje të plotë me qëllimin e këtij misioni", shkruhet më tej.

Lekë Tasi u lind më 15 prill 1929. Punoi violonçelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës ku u pushua për motive politike në vitin 1967. I ati Koço Tasi, avokat me profesion, i njohur në vitet '20, kishte qenë Anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas Kongresit të Lushnjës. Pas Revolucionit të qershorit, emigroi për 17 vjet në Greqi. Arrestohet dhe dënohet në gjyqin special në vitin 1945. Xhaxhai Akile Tasi, me karrierë të ngjeshur politike në kohën e luftës, me profesion gazetar, vdiq në burgjet e diktaturës.

Leka u dërgua me punë të detyruar, pak më vonë u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjes, 1975-1990. Jetën e kësaj periudhe e ka rrëfyer në librin autobiografik "Grabjani rrëzë kodrave", Tiranë, 2009, një burim parësor informacioni për brezat e ardhshëm mbi jetën e të internuarve.

Aktiviteti i tij kryesor është piktura. Megjithëse autodidakt, ka punuar seriozisht qysh herët duke kopjuar sipas natyrës dhe duke mësuar nga mjeshtrit e mëdhenj. Pas internimit, në Tiranë më 1990, ai rifillon të pikturojë dhe ka ekspozuar në vitet 1992, 2003, 2007, në Galerinë Kombëtare të Arteve etj.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne