Kryeministri britanik Keir Starmer e bëri të qartë sot se mos marrja pjesë në sulmet ndaj Iranit ishte në interesin kombëtar.
"Qëllimi im është të siguroj një lidership të qetë dhe të ekuilibruar në interesin kombëtar", tha Starmer, në një konferencë për shtyp, duke shtuar se kjo do të thotë "të kemi forcën për të qëndruar të vendosur në vlerat dhe parimet tona, pavarësisht presionit për të vepruar ndryshe".
Starmer njoftoi një prani të përforcuar ushtarake në Gjirin Persik në përgjigje të sulmeve iraniane.
"Do të dërgojmë katër avionë të tjerë Typhoon për t'u bashkuar me skuadriljen tonë në Katar për të forcuar operacionet tona mbrojtëse në Katar dhe në të gjithë rajonin. Nesër, helikopterët Wildcat me aftësi anti-dronë do të mbërrijnë në Qipro. Sekretari i Mbrojtjes është aktualisht në Qipro për të koordinuar punën tonë dhe për t'u takuar me ushtarakët tanë të guximshëm. Ne po dislokojmë luftanijen HMS Dragon në Mesdhe dhe i kemi lejuar Shteteve të Bashkuara të përdorin bazat britanike për të kryeroperacione mbrojtëse për të neutralizuar raketat iraniane para se ato të lëshohen kundër popullit tonë dhe aleatëve tanë. Ne do ta mbajmë këtë mburojë mbi popullin britanik në rajon dhe aleatët tanë", shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Franca, Italia dhe Greqia 'ok' mbështetjes ushtarake në Qipro! Britania do shtojë 4 avionë në Katar! Cisterna amerikane goditet në Kuvajt, dronët iranianë sulm aeroportit në Azerbajxhan










