Disa ushtarë rusë në Ukrainë sabotuan pajisjet e tyre dhe rrëzuan aksidentalisht një prej avionëve të tyre. Këtë e ka bërë të ditur shefi i selisë së komunikimit të qeverisë britanike, Jeremy Fleming, siç raporton Reuters.
"Ne kemi parë ushtarë rusë me mungesë armësh dhe morali që refuzojnë të ndjekin urdhrat, sabotojnë pajisjet e tyre dhe madje rrëzojnë aksidentalisht avionët e tyre," tha Fleming në një fjalim në Canberra në Universitetin Kombëtar Australian.
"Putini e vlerësoi gabim situatën," shtoi Fleming. "Ne besojmë se këshilltarët e Putinit kanë frikë t'i thonë të vërtetën."

Lajmi kryesor:
Lufta/ Bisedime të reja në 1 prill! Putin: Paguani gazin me rubla ose iu ndërpresim kontratat! Franca dhe Gjermania: Gati të bllokojmë importin! Biden: Putin po izolohet në Rusi











