/ATSH/.- Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff.
Në këtë takim, Ministri Rrahmani e ka njoftuar Ambasadorin me planet e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin e reformave shëndetësore, sfidat e sektorit dhe projektet e bashkëpunimit me partnerët dhe donatorët ndërkombëtarë.
Ministri Rrahmani ka theksuar se prioritet i lartë mbetet jetësimi i sigurimeve shëndetësore, ndërkohë që po punohet në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor që të përmirësohet cilësia e shërbimeve.
Ambasadori Cliff ka uruar Ministrin Rrahmani për detyrën dhe ka theksuar se Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështes sektorin shëndetësor, duke marrë parasysh nevojat që ky sektor ka dhe rëndësinë që qytetarëve t'u sigurohet kujdesi i nevojshëm shëndetësor.
Ai tha se Britania e Madhe dhe Kosova kanë pasur bashkëpunim të mirë në fushën e zhvillimit të Mjekësisë familjare përmes Kolegjit Mbretëror të Britanisë së Madhe, në fushën e farmaceutikës si dhe theksoi faktin se Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë i këtij shteti, do të mund të ndihmojë shëndetësinë kosovare në fusha të caktuara të shërbimeve shëndetësore
/Shqiptarja.com