Britania e Madhe pranon refugjatët të cilët vijnë nga Siria. Kryeministri britanik David Cameron tha se refugjatët që do të vijnë nga vendet e luftës do të pranohen nga shteti i Anglisë.
Kryeministri britanik ende nuk ka bërë të ditur shifrën, por ka nënvizuar që numri i emigrantëve të cilët do të pranohen në Britaninë e Madhe do të jetë shumë i madh.
Refugjatët shtesë të cilët pritet të vijnë në Britaninë e Madhe do të vijnë nga kampet e OKB-së në kufi me Sirinë.
Kryeministri Cameron është përballur me presionin në rritje për të përballuar krizën e emigrantëve ndërsa ditët në vijim pritet të takohet me homologun e Portugalisë dhe Spanjës.
Gjatë ditës së djeshme President i Këshillit të Europës, Donald Tusk gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin hungarez, Viktor Orban theksoi se 100 mijë emigrant duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë vendet e BE-së
/Shqiptarja.com

OKB për fëmijët-refugjatë: Të veprohet menjëherë!