Të gjithë emigrantët e vendeve të BE që i drejtohen Britanisë së Madhe do të duhet të mendohen 2 herë përpara se të nisen. Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të reduktojë periudhën kohore gjatë së cilës emigrantët nga vendet e Bashkimit Europian mund të përfitojnë ndihma nga 6 në 3 muaj.
Kjo nismë u bë e ditur nga vetë kryeministri David Cameron në një intervistë për “Daily Telegraph”. Cameron u shpreh se “magneti i përfitimeve” që ofron Britania duhet të tërheqë njerëzit për arsyet e duhura, duke e cilësuar kështu si një dështim punën e qeverisë së mëparshmee cila, sipas tij, ka pasur një politikë pa kritere sa i takon sisetmit të mirëqenies, duke tërhequr emigrantë për arsye të gabuara. Përveç kësaj, Cameron citoi masa të tjera të miratuara së fundmi dhe që pritet shumë shpejt të hyjnë në fuqi.
Cameron pritet të bëjë publike planet e tij prioritare pas një vizite në zyrat e emigracionit gjatë së martës vonë. Cameron shtoi se objektivi i partisë së tij është reduktimi në 100 mijë emigrantë nga më shumë se 200 mijë që ndodhen aktualisht në Britaninë e Madhe. Qeveria e Cameron ka qenë gjithnjë për shtrëngim të kritereve me të cilat emigrantët e BE kanë të drjetë të kërkojnë përfitimet nga shteti.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO