Britania e Madhe/ Regjistrohen 4000 raste të reja Covid në 24 orë! Autoritetet: Londra rrezikon masa të reja kufizuese

Britania e Madhe/ Regjistrohen 4000 raste të reja Covid në 24 orë! Autoritetet: Londra rrezikon masa të reja kufizuese

Britania e Madhe raportoi se gjatë 24 orëve të kaluara në vend ka patur 3900 të identifikuar të prekur nga koronavirusi dhe 18 vdekje.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 394 257 kurse totali i vdekjeve nga infeksioni ka shkuar në 41777.

Mbretëria e Bashkuar është në "një pikë kthese" ku "masa edhe më shumë kufizuese" mund të futen për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19. 

Kjo u njoftua nga Sekretari Britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock. 

"Njerëzit u relaksuan gjatë verës," shpjegoi ai, por "tani është koha që të gjithë ti rikthehen rregullave".

Ai gjithashtu tha se po shikohet mundësia që edhe Londra të përfshihet nga bllokimi.

Kryeministri Boris Johnson tha dy ditë më pare se Britania e Madhe po përballet me valën e dytë të Covid-19.


Lajmi kryesor:

Covid/ Në Itali regjistrohen 1350 raste të reja dhe 17 viktima! Gjysma e Francës shpallet 'Zonë e Kuqe'…31 milionë të prekur nga infeksioni në botë


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët