Britani, mijëra në protesta paqësore kundër racizmit: PO refugjatëve, JO urrejtjes

AngliPolicia u përgatit për dhunë, të mërkurën në mbrëmje (7 Gusht) me më shumë se 100 protesta të parashikuara në të gjithë Britaninë, por frika rezultoi e pabaza.  Mijëra demonstrues kundër racizmit dolën paqësisht.

Pse këto protesta?

Vrasja fatale me thikë e tre vajzave në Southport shkaktoi trazirat më të këqija në një dekadë. Pothuajse menjëherë pas sulmit, postimet në mediat sociale spekuluan në mënyrë të rreme se i dyshuari ishte një azilkërkues - dhe dhuna u nxit nga ndjenjat anti-emigracion dhe e djathta ekstreme.

Protestat

Në Liverpool, qindra njerëz u mblodhën jashtë qendrave të azilantëve dhe zyrave të shërbimit. Dritaret e qendrave ishin blinduar paraprakisht, që t’u ofrohej një siguri më e madhe azilkërkuesve që strehohen në to. Kurse në Londër, policia e kryeqytetit i bëri ballë njerëzve të mbledhur në protestat e Ëalthamstoë dhe në Finchlëy-in verior, ku nuk u shënuan incidente serioze.

Më shumë se 1500 protestues u mblodhën edhe në Bristol. Rrugët u mbushën më unionistë, anti-fashistë dhe anëtarë të komunitetit aziatik dhe me ngjyrë. Në Neëcastle 1000 protestues, shumica prej të cilëve myslimanë, zunë sheshin e Beacon Centre, ku një biznes që merrej me dokumentacionin e emigrantëve ishte vënë nën shënjestër.

Faqet e para të gazetave të këtij mëngjesi u hapën me titujt për qindra protestues anti-racizmit që mbushën rrugët e Anglisë të mërkurën. “Daily Mail” e quan “Nata anti-urrejtje”, teksa marshuesit ishin “faqja tjetër e përballjes me banditët”.

“The Guardian” raportoi se “u krijuan mburoja njerëzore për të mbrojtur disa qendra strehimi azilkërkuesish”.

“Nata që lamë pas në Brighton ishte shpresëdhënëse”, thotë shefi i policisë. Në Brighton njerëzit “treguan solidaritetin e tyre” kundër racizmit për të ndërtuar një frymë të drejtë proteste.

Pati thirrje dhe pankarta si “s’ka komunitet pa unitet”, “s’ka vend për urrejtje këtu” dhe gjithashtu “mos urre, por qarkullo”, shtoi për BBC Radio zyrtari në fjalë i policisë në Brighton.

“Ishte shumë shpresëdhënëse dhe të jep forcë të shohësh kaq shumë solidaritet”, shtoi ai.

Kryekomandanti i trupave policore Shef Mark Roëley, tha për BBC se banditët e arrestuar nëpër rrugë “nuk janë njerëzit tanë të zakonshëm, janë kryesisht kriminelë dhe jo patriotë”.

Gjithashtu sqaroi se ata janë arrestuar njerëz me akuzën “dhunë serioze”, teksa 70% e tyre kanë një rekord kriminal të mëparshëm.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar