Britania lë “pezull” Abramovich, s’mund të shkelë në Londër pa treguar origjinën e pasurisë

Britania lë “pezull” Abramovich, s’mund të shkelë në Londër pa treguar origjinën e pasurisë

Oligarku rus Roman Abramovich dhe dy prej pronave të tij

Roman Abramovich duhet të provojë se pasuria e tij është legjitime pasi Britania e Madhe ka ndërmarrë një luftë ndaj oligarkëve.

Pronari miliarder rus i klubit anglez të futbollit Chelsea është lënë zyrtarisht pezull nga Britania dhe nuk mund të shkelë më këtë vend deri sa i të mund të tregojë se paratë e tij janë të pastra.

Disa oligarkë të tjerë super të pasur në Britani po përballen gjithashtu me masat shtrënguese ndaj parave të huaja që dyshohet se “nuk çojnë drejt të mirës publike”.

Një gjë e tillë vjen pas muajsh të tëra tensionesh ndërmjet Britanisë dhe Rusisë si pasojë e helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal dhe të vajzës së tij në Salisbury të Anglisë.

Qeveria britanike akuzoi Rusinë për sulmin dhe kryeministrja Theresa May e përshkroi incidentitn si të “neveritshëm” dhe dëboi disa diplomatë rusë.

Mbrëmjen e kaluar, masat shtrënguese të Britanisë ndaj parave të huaja shkaktuan një reagim plot zemëratë të Kremlinit. Zëdhënësi i Vladimir Putinit e dënoi qëndrimin “e pandershëm dhe jomiqësor” të Britanisë ndaj biznesmenëve rusë.  

Kjo morsë do të thotë se Abramovich, i cili ndodhet larg Britanisë dhe mungoi në fitoren e klubit të tij në FA Cup të shtunën, do të trajtohet si një “aplikues i ri” për një vizë britanike.

Në bazë të rregullave të reja për të ndaluar “parëtë e pista”, oligarku – që është një njeri i afërt i Putinit – duhet të dëshmojë që pasuria e tij është e rregullt.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pushkini: 22/05/2018 20:22

    Me ne fund filloi edhe knej ligji antimafia !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur