Ceferinit të UEFA-s i shtohen hallet, pas presionit nga Parlamenti Europian për të hequr finalen nga Rusia, Britania ndalon hyrjen e pronarit të Chelsea, Roman Abramovich

Ceferinit të UEFA-s i shtohen hallet, pas presionit nga Parlamenti Europian për të hequr finalen nga Rusia, Britania ndalon hyrjen e pronarit të Chelsea, Roman Abramovich

Roman Abramovich dhe Vladimir Putin

Pas kërkesës së Parlamentit Europian për të anuluar zhvillimin e finales së Ligës së Kampionëve në Shën Petersburg të Rusisë pas vendimit të Putinit për pushtim të Ukrainës, Presidentit të UEFA-s i shtohet një tjetër problem politik. Pronari miliarder i Chelsea, Roman Abramovich i është ndaluar në fakt të jetojë në Britani'... pasi ai quhet si një nga përkrahësit e regjimit të Vladimir Putinit.

Miliarderi nuk është parë në shtëpinë e klubit të tij të futbollit në Premier League në jugperëndim të Londrës, Stamford Bridge. The Sun, e cila citon autoritete të larta të sigurisë britanike, thotë se nuk ka gjasa që 55-vjeçari të lejohet të jetojë përsëri në Britani.

Rasti i tij thuhet se po trajtohet nga 'Njësia e Rasteve Speciale' të Home Office. Abramovich mbërriti në Chelsea në vitin 2003 dhe e transformoi skuadrën në një gjigant të Premier League me ndihmën e Jose Mourinhos. Deputetja Layla Moran lexoi një listë të zezë ku renditej edhe emri i Abramovich së bashku me oligarkë të tjerë, duke përfshirë investitorin e Arsenalit, Alisher Usmanov.

Duket se pas kërkesës së eurodeputetëve të PE, ky është një tjetër rast ku politika përfshihet në sport drejtpërdrejt me qëllim garantimin e transparencës dhe llogaridhënies. Por ndryshe nga Parlamenti Europian dhe Britania e Bashkuar, në Shqipëri zyrtarët e FSHF po mundohen prej disa muajsh që kërkesën e disa bashkive që janë aksionere legjitime të klubeve futbollistike ta cilësojnë si ndërhyrje politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja