Britania me masa të ashpra në rast të pushtimit të Ukrainës! Johnson: Rusia ka nxitur krizë serioze për sigurinë e Europës

Britania me masa të ashpra në rast të pushtimit të Ukrainës! Johnson: Rusia ka nxitur krizë serioze për sigurinë e Europës

Kryeministri britanik, Boris Johnson

Britania ka publikuar një sërë ligjesh të reja, që zgjerojnë listën e sanksioneve të mundshme ndaj Rusisë, nëse Kremlini vendos që ta pushtojë Ukrainën. Ky njoftim vjen teksa aleatët perëndimorë po ndërmarrin veprime duke e paralajmëruar Moskën me pasojat që mund të përballet nëse lëviz drejt Kievit.

Britania tha se legjislacioni i prezantuar do të lejojë vendosjen e ndalesave të ashpra për personat e lidhur me Kremlinin dhe atyre të përfshirë në destabilizimin e Ukrainës.

Legjislacioni i ri përfshin edhe fuqinë e sanksionimit të individëve që janë ose kanë qenë të përfshirë në “destabilizimin e Ukrainës ose minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.

Po ashtu, subjekt të sanksioneve do të jenë ata “që kanë përfituar ose kanë mbështetur Qeverinë e Rusinë” në rast se ndodh ndonjë pushtim.

Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në afërsi të Ukrainës, duke rritur shqetësimet se Moska po përgatit një pushtim të ri të shtetit fqinj.

Rusia mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën. Sot, kryeministri britanik, Boris Johnson tha se grumbullimi ushtarak rus pranë Ukrainës ka nxitur krizë më serioze të sigurisë në Evropë në dekada.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat