
Britania e Madhe ka sanksionuar pesë persona të lidhur me helmimin dhe arrestimin e politikanit dhe gazetarit Vladimir Kara-Murza, i cili është dënuar me 25 vjet burg pasi akuzohet për tradhti.
Ish-gazetari dhe politikani ruso-britanik, i cili është i fundit nga kundërshtarët e arrestuar të Putin është mbështetur vazhdimisht nga Britania, e cila edhe më herët e ka quajtur të padrejtë dhe të politikisht arrestimin dhe dënimin e tij.
Dy agjentët e FSB-së Alexander Samofal dhe Konstantin Kudryavtsev janë sanksionuar pasi ndoqën Kara-Murza në udhëtimet e shumta përpara se të helmohej në vitin 2015 dhe Elena Lenskaya gjyqtarja që miratoi arrestimin e Vladimir Kara-Murza, së bashku me Denis Kolesnikov dhe Andrei Zadachin hetues të përfshirë në arrestimin e tij janë sanksionuar nga Britania.
Të pesëve iu është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar dhe çdo pasuri që ata mbajnë në vend është ngrirë.
Teksa i bëri thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë politikanin dhe gazetarin, Britania u shpreh se do të vazhdojë të mbështesë Kara-Murzanë dhe familjen e tij.
Lajmi kryesor:
Lufta/ WP: Kremlini planifikon të bashkojë mediat dhe OJQ-të në Gjermani kundër luftës! Medvedev: Armët e Moskës do të fundosin Mbretërinë e Bashkuar










