Lufta/ WP: Kremlini planifikon të bashkojë mediat dhe OJQ-të në Gjermani kundër luftës! Medvedev: Armët e Moskës do të fundosin Mbretërinë e Bashkuar

Forcat ruse kanë bombarduar gabimisht qytetin rus Belgorod duke lënë një krater rreth 20 metra të gjerë në qendër të qytetit. Dy gra u plagosën dhe disa banesa u dëmtuan. Kërcënimi i radhës që vjen nga Rusia është për Mbretërinë e Bashkuar. Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Dmitry Medvedev thotë se armët ruse do të fundosin Britaninë.

Gazeta e njohur, Washington Post ka publikuar një artikull ku thuhet se Kremlini sajoi një fushatë vitin e kaluar për të bashkuar ekstremet e spektrit politik në Gjermani Die Linke (e majtë) dhe AFD (OJQ) në një flamur të përbashkët pacifist kundër luftës në Ukrainë. Informacionet janë mbledhur nga inteligjenca e një vendi evropian.

Objektivi i planit, thuhet në një dokument rus të datës 9 shtator, është "të fitohet shumica në zgjedhje në çdo nivel" në Gjermani dhe të riniset AfD si parti e "unitetit gjerman" me një manifest të ri, të shkruar në Kremlin. Prandaj sanksionet kundër Rusisë shkojnë kundër interesave të Gjermanisë.

Një alarm ajror është aktivizuar në disa rajone të Ukrainës për një sulm të mundshëm me dronë kamikaze dhe anti-ajror. Kjo u raportua nga agjencia e lajmeve UNIAN, duke cituar autoritetet ushtarake. Sirenat kanë rënë në rajonet e Kievit , Chernihiv dhe Zhytomyr.

“Kërcënim sulmi nga dronët e armikut-thuhet në një mesazh për popullatën! Ftojmë banorët të qëndrojnë në vende të sigurta deri në përfundimin e sinjalit të alarmit”. 

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit, u kërkoi gjithashtu banorëve të alarmuar që të mos injorojnë alarmin ajror. Yermak gjithashtu raportoi se mbrojtja ajrore hyri në veprim.  

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike Jens Stoltenberg nga baza Ramstein, në Gjermani, ku aleatët e Ukrainës po takohen për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme të nevojshme për të përballuar agresionin rus tha: "Të gjithë aleatët pajtohen që Ukraina duhet të anëtarësohet në NATO." 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Kievi shkëmben një prift ortodoks me 28 ushtarë ukrainas

1682097407_187843e1624564702402.jpg

Ukraina ka shkëmbyer një prift të Kishës Ortodokse të Patriarkanës së Moskës , të dënuar për bashkëpunim, me 28 ushtarë ukrainas. Kjo u njoftua nga kreu i shërbimit të sigurisë të Ukrainës Vasily Malyuk në një intervistë të raportuar nga Ukrainska Pravda. Malyuk kujtoi se kishte filluar procedimi penal kundër 61 klerikëve që nga viti 2022. Në total, gjykatat kanë dhënë tashmë 7 dënime ndaj klerikëve të akuzuar për bashkëpunim me Moskën.

Ora 15:08
Medvedev: Armët e Moskës do të fundosin Mbretërinë e Bashkuar

1679749658_medvedev.JPG

"Britania ishte, është dhe do të jetë armiku ynë i përjetshëm. Në çdo rast, derisa ishulli i tyre i neveritshëm të zhytet në thellësi të detit nga vala e krijuar nga sistemet më të fundit të armëve ruse." 

Kështu ka shkruar ish-presidenti rus Dmitry Medvedev në Telegram.

Ora 13:40
Sanksionet kundër Rusisë nuk do të dëmtojnë vetëm ekonominë e saj, zëdhënësi i Kremlinit paralajmëron krizë ekonomike globale

BE-ja dhe Perëndimi kanë vendosur sanksione të paprecedentë kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit dhe luftës së tyre në Ukrainë.

Sanksionet që përfshijnë masa kufizuese të synuara ndaj individëve dhe masa më të gjera ekonomike, lidhen me ndalimin e importeve dhe eksporteve për Rusinë.

Mirëpo zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, u shpreh se këto sanksione nuk dëmtojnë vetëm ekonominë e Rusisë por edhe ekonominë globale.

Ai shtoi se Rusia beson se sanksionet aktuale kundër saj dhe hapat e rinj shtesë për të cilët SHBA dhe BE mund të mendojë tani, do të godasin edhe ekonominë globale bashkë me Rusinë.

Kjo sipas tij mund të çojë në një rritje të prirjes drejt një krize ekonomike mbare botërorë.

Kujtojmë se Rusia është goditur nga valët e njëpasnjëshme të sanksioneve perëndimore që kur pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.

 

 

 

 

Ora 13:39
Britania merr hak për arrestimin e kritikut të Putin, sanksionon agjentët rusë

Britania e Madhe ka sanksionuar pesë persona të lidhur me helmimin dhe arrestimin e politikanit dhe gazetarit Vladimir Kara-Murza, i cili është dënuar me 25 vjet burg pasi akuzohet për tradhti.

Ish-gazetari dhe politikani ruso-britanik, i cili është i fundit nga kundërshtarët e arrestuar të Putin është mbështetur vazhdimisht nga Britania, e  cila edhe më herët e ka quajtur të padrejtë dhe të politikisht arrestimin dhe dënimin e tij.

Dy agjentët e FSB-së Alexander Samofal dhe Konstantin Kudryavtsev janë sanksionuar pasi ndoqën  Kara-Murza në udhëtimet e shumta përpara se të helmohej në vitin 2015 dhe Elena Lenskaya gjyqtarja që miratoi arrestimin e Vladimir Kara-Murza, së bashku me Denis Kolesnikov dhe Andrei Zadachin hetues të përfshirë në arrestimin e tij janë sanksionuar nga Britania.

Të pesëve iu është ndaluar hyrja në Mbretërinë  e Bashkuar dhe çdo pasuri që ata mbajnë në vend është ngrirë.

Teksa i bëri thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë politikanin dhe gazetarin, Britania u shpreh se do të vazhdojë të mbështesë Kara-Murzanë dhe familjen e tij.

 

 

 

 

Ora 13:03
SHBA zotohet se do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa do të duhet

Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin teksa fliste në bazën ajrore Ramstein në Gjermani ku po pret një takim të anëtarëve të NATO-s, tha se Uashingtoni do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa kjo e fundit do të ketë nevojë.

Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg konfirmoi se të gjithë anëtarët e aleancës kishin rënë dakord që Ukraina të anëtarësohej në NATO.

Sekretari amerikan gjeti gjithashtu momentin për të zbutur çdo frikë që mund të ketë lindur pas rrjedhjes së dokumenteve të klasifikuara në SHBA.Duke pranuar se kombet e tjera e kanë ndjekur nga afër këtë çështje, ai iu drejtua temës në fjalë në fjalën e tij hapëse për të nisur takimin.

Ai shprehu seriozitetin  e tij për këtë çështje dhe ndër të tjera shtoi se SHBA do të vazhdojë  të punojë ngushtë dhe me respekt me aleatët dhe partnerët.

 

Ora 10:37
Stoltenberg:Vendi i Ukrainës është në gjirin e familjes euroatlantike, aleatet e NATO-s pajtohen për antarësimin e saj

Në këtë kohë lufte ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, NATO -ja që është aleanca ushtarake më e fuqishme në botë, ka vendosur edhe një kufi të ri me Rusinë pasi Finlanda u bë anëtarja e 31-të e aleancës.

Mirëpo përveç Finlandës sekretari i përgjithshëm i NATO –s njoftoi vendimin unanim të aleateve të saj, të cilët kanë rënë dakord që Ukraina të bëhet anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Në një takim me grupin e kontaktit të mbrojtjes së Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, sekretari NATO–s tha se fokusi kryesor është që Ukrainatë sigurohet se do të mbizotërojë kundër Rusisë.Gjatë vizitës së tij të parë në Kiev dje, Stoltenberg premtoi se NATO do të vazhdonte të mbështestë Ukrainën.

Ndërsa sot ai tha se vendi i merituar i Ukrainës është në gjirin e familjes euroatlantike dhe NATO–s.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha në fillim të këtij viti se ai ishte mirënjohës për një ftesë në aleancë, ku tha se vendi i tij ka nevojë për një udhërrëfyes për t'u bërë anëtar.Deri më tani, aleatët e NATO-s kanë trajnuar dhjetëra mijëra trupa ukrainase dhe kanë ofruar vetëm 65 miliardë euro (57 miliardë £) ndihmë ushtarake.

Të premten, qeveria kanadeze njoftoi një ndihmë ushtarake prej 28.9 milion dollarësh (23.3 milion £) që do të përfshijë 40 pushkë snajper, 16 radio dhe një donacion për një fond të NATO-s për të ndihmuar Kievin në luftë.Një ditë më parë, Danimarka dhe Holanda thanë se planifikojnë t'i sigurojnë Ukrainës të paktën 14 tanke të tjera të rinovuara luftarake Leopard 2 deri në fillim të vitit 2024.

Ora 08:14
Avioni luftarak i Moskës bombardon aksidentalisht qytetin rus në kufirin me Ukrainën

Ministria e Mbrojtjes e Moskës thotë se një avion luftarak rus bombardoi aksidentalisht qytetin e Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën. Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se shpërthimi la një krater rreth 20 metra të gjerë në qendër të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 22:15 me orën lokale, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve. Një hetim është duke u zhvilluar. Fotot dhe videot në mediat sociale tregojnë apartamente të dëmtuara nga shpërthimi, ndërsa fotoja duket se tregon një makinë në çatinë e një ndërtese.

Belgorod - një qytet me 370,000 banorë - ndodhet rreth 40 km nga kufiri ukrainas. Është në veri të qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv, dhe njerëzit kanë jetuar me frikën e bombardimeve ukrainase që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar. Avionët rusë fluturojnë rregullisht mbi qytet.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 24/04/2023 09:11

    "Shyqyr" qe spaska bombarduar Mosken.

    Përgjigju
  • Artan: 21/04/2023 08:43

    Kështu ju pafshim, duke bombarduar veten!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave