Laburistët do t'i japin përparësi kërkesave për azil të atyre nga vendet "të sigurta" në përpjekjet për të përballuar numrin e madh të rasteve, pas anulimit të planit të Ruandës.
Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper do të prezantojë një legjislacion të ri që do të fillojë një procedurë të përshpejtuar për shqyrtimin e kërkesave për azil të emigrantëve që kanë mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Këshilli i Refugjatëve vlerëson se do t'u jepet azil rreth 90,000 emigrantëve, pavarësisht se kanë hyrë ilegalisht në Britani, 36,000 prej të cilëve jetojnë aktualisht në hotele që i kushtojnë taksapaguesve britanikë 2.9 milionë paund në ditë, shkruan e përditshmja The Telegraph.
Zyrtarët pritet t'u japin përparësi azilkërkuesve nga vendet të cilësuara “të sigurta” si Vietnami, Shqipëria, Egjipti dhe India, që përbëjnë edhe 30% të shifrës së përgjithshme të azilkërkuesve.
Gazeta gjithashtu kupton se masa nuk do të kërkojë ndonjë ndryshim në Aktin e Migrimit të Paligjshëm të Rishi Sunak, i cili u miratua vitin e kaluar.
Kjo për shkak se ish-kryeministri nuk aktivizoi kurrë dy elementë të aktit - që çdo kërkesë për azil e bërë në 18 muajt e fundit do të konsiderohej e papranueshme dhe ato më pas do të deportoheshin në Ruandë - gjë që do të kishte penguar zbatimin e planeve të Laburistëve.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Reduktohet personeli Italian në qendrat e emigrantëve në Lezhë, fillojnë rikthimet në Itali
23 Nëntor, 09:58
-
VIDEO/ ‘Të futemi përpara se të marrë detyrën Trump’, mijëra emigrantë vërshojnë drejt SHBA-së
21 Nëntor, 17:23
-
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, 'The Sun': Trump po shikon skemën e Ruandës që u hartua nga qeveria e kaluar britanike
17 Nëntor, 08:35
-
Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë
10 Nëntor, 16:06
-
Gjueti për emigrantët e paligjshëm dhe goditjen e imigracionit, Trump përgatit deportimin më të madh që ka parë SHBA
9 Nëntor, 21:55
-
Intervista e parë pas fitores, Trump për NBC: Dëbime masive emigrantësh, pavarësisht kostos
7 Nëntor, 22:00
-
Itali/ 2 gjykata injorojnë dekretin e Melonit për emigrantët! Gjyqtari në Katania: Egjipti vend i pasigurt, vendosim ne! Dërgohet sërish në GJED
4 Nëntor, 19:21
-
Italia ndryshon ligjin, s’ka lehtësi fiskale për të huajt me gra dhe fëmijë! E pësojnë më së shumti shqiptarët
27 Tetor, 14:19
-
Aplikimi për dokumentet e identifikimit, emigrantët shqiptarë tashmë mund të zgjedhin nëse duan pasaportë biometrike apo kartë ID
25 Tetor, 21:15
-
Modeli Itali-Shqipëri, më shumë se gjysma e spanjollëve mbështesin qendrat e emigrantëve jashtë vendit
24 Tetor, 19:58
-
Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerje të armëve
22 Tetor, 13:45