Mbretëria e Bashkuar reagoi pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që vendimi të mos përdoret për të nxitur tensione.

Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, tha se Londra "respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor", ndërsa theksoi se aktgjykimi "nuk është një gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj".

Ai shtoi se gjetjet e gjykatës kanë të bëjnë me përgjegjësinë e individëve dhe "nuk duhet të përdoren për të nxitur tensione mes komuniteteve apo në të gjithë rajonin".

"Udhëheqësit politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe të vendosin sigurinë e njerëzve në radhë të parë", deklaroi Lord Wood.


Lajmi kryesor:

Dënimi i liderëve të UÇK, DASH për Report Tv: Respektojmë vendimin, shmangni retorikën nxitëse! Grenell: Të mbyllet Gjykata Speciale, Kurti të veprojë shpejt